Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Ardhja e vajzës se Presidentit Trump në Vlorë është kryelajm. Projekti fantastik turistik i Ivanka Trump dhe Jared Kushner, ia ka rritur kuotat Shqipërisë, sepse flitet për investitorë vajzën dhe dhëndrrin e Trump, të njeriut me të fuqishëm të botës.
Ndërkohë analisti Berat Buzhala ka shkruar për këtë vizitë në Vlorë të tyre se “Statusi politik i Ivanka Trumpit në Amerikë është diçka në mes Zonjës së Parë dhe princeshës.
Ajo, e shoqëruar nga bashkëshorti Jared Kushner dhe dhjetëra arkitektë, ka qëndruar në jug të Shqipërisë, në Zvërnec, ku – bashkë me një grup partnerësh – po planifikon të investojë disa miliardë dollarë.
Gjatë gjithë ditës, Ivanka ka qenë e shoqëruar edhe nga njëri prej djemve të Shefqet Kastratit, i cili thuhet se është partneri shqiptar i Trumpëve.
Në Shqipëri thuhet se familja Kastrati ka raporte biznesore, por edhe private, me Jared-in, Ivanka-n dhe vetë Presidentin Trump.
Nuk i njoh mirë; herë pas here i kam kritikuar edhe në të kaluarën. Por duhet ta pranoj se kjo familje po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm.
Për shkak të ndikimit të Kastratëve, Ivanka, kohë më parë, publikonte në rrjetet sociale postime me libra për historinë e Shqipërisë, e po ashtu publikonte edhe foto nga Shqipëria.
Në këtë kohë paqartësie të madhe politike, kur secili shtet po lufton për interesin e vet, shqiptarët janë me fat që kanë arritur ta krijojnë një lidhje kaq të afërt me këtë familje”- shkruan ndër të tjera Buzhala.

Në foto: Shefqet Kastrati
KOHA JONË SONDAZH

