By Pass-i i Vlorës, KE dhe BERZH japin 18 milionë euro

Ministri i Financave , Shkëlqim Cani ka nënshkrua r sot me BERZH një marrëveshje për një grant prej 18 milionë euro që do shkojnë për ndërtimin e By Pass­-it të Vlorës.

“Sapo firmosëm një marrëveshje me përfaqësu esit e BERZH, një fond 18 milionë euro nga KE dhënë BERZH në funksion të By Pass-­it dhe rrugës në pjesën jugore të Vlorës. Me këtë shumë plotësohet vlera prej 53 milionë euro që shkon për 29 km rrugë, rrugë që shmanget nga qyteti i Vlorës. Do theksoja shmangien e ndotjes në qytet, shpejtësi më të madhe për lëvizjen si dhe lidhet rruga LevanVlorë me pjesën tjetër, për të dalë në Orikum. Shtohet mundësia për një trafik të kontrolluar ,sidomos në verë. Më shumë akses në zonën potenciale të truizmit”, tha Cani.

 I pranishëm në ceremoni ishte edhe ministri i Transportit , Edmond Haxhinast o, i cili premtoi që brenda muajit mars do të nënshkruh et edhe kontrata për fillimin e punimeve. “Falemind erit për firmosjen e kësaj kontrate, për një aks të rëndësish ëm si By Pass­i i cili bashkë me atë të Fierit krijojnë një realitet të ri në lëvizjen e qarkullimit rrugor. Përfitime të mëdha do të ketë turizmi, mjedisi dhe transporti. Jemi në fazën përfundimt are të tenderimit të kësaj vepre. Brenda muajit mars do firmoset edhe kontrata për fillimin e punimeve, që do realizohen për 30 muaj. Do zgjedhim të realizohet me cilësi dhe parametra të nevojshëm që t’i japim kësaj zone një infrastrukt urë siç duhet”, shtoi ai.

SHKARKO APP