Bylykbashi: Rama në panik, bllokon heqjen e imunitetit
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi denoncon veprimet e qeverisë për të penguar hetimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Rama ka bllokuar dhënien e provave dhe zvarritur procesin e heqjes së imunitetit, duke cenuar dinamiken e hetimeve të SPAK dhe transparencën parlamentare.
Bylykbashi theksoi edhe se SPAK-u ka kërkuar heqjen e imunitetit për të mundësuar arrestimin e Ballukut, për shkak të presionit që ajo mund të ushtronte mbi dëshmitarët dhe rrezikut për prishjen e provave. PD-ja mbështeti plotësisht këtë kërkesë dhe kërkoi një seancë të hapur për mediat, duke i lejuar diskutimin e provave vetëm me dyer të mbyllura.
”Socialistët me urdhër të Ramës, refuzuan transparencën dhe tentuan të zvarrisin procesin, duke propozuar një mbledhje të Këshillit pas një muaji, ndërkohë që SPAK rekomandoi 3–5 ditë kohë për njohje me provat”,-nënvizoi Bylykbashi.
KOHA JONË SONDAZH

