Byrzylyku që ndryshon dizajn me një të shtypur të butonit

Nëse nuk e keni gjetur akoma një byrzylyk që i përshtatet shijeve tuaja, mos u shqetësoni. Një byrzylyk i ri mund të programohet dhe të ndryshojë dizajn sipas dëshirës suaj, duke u kontrolluar nga telefoni. Byrzylyku Liber8, që kushton 359 dollarë, është në fakt një ekran me letër elektronike, si tek ai që gjendet tek librat elektronikë.

Kompania e përshkruan atë si “byrzylyku i modës së fundit me letër elektronike dhe teknologjinë e anësoreve të lakuara, i cili ju jep mundësinë të shprehni veten, gjithmonë duke bashkuar veshjen me gjendjen emocionale.
Ju mund të ndryshoni pamjen e byzylykut kur të doni, me një të shtypur të butonit. Ai nuk ka nevojë që të furnizohet me energji. “Pamja e zezë dhe e bardhë dhe materiali i cilësisë së lartë në ngjyrë argjendi/ari/të zezë garantojnë hijeshinë e përhershme të byrzylykut,” deklaroi kompania.
Ekrani vjen me 16 ngjyra të ndryshme dhe me një densitet të rezolucionit paksa të vogël, 150 pikselë për inç. Dizajno të reja mund të shkarkohen nga aplikacioni, dhe kompania shpreson që të hapë një dyqan në internet, kështu njerëzit mund të shesin dizajnët e tyre tek përdoruesit e tjerë. Përdoruesit do të kenë mundësi gjithashtu që të ngarkojnë foto tek byrzylyku.

SHKARKO APP