Cani: 2% e të ardhurave tatimore të mbledhura, për shpërblime e investime

Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë prezantimit në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave të ndryshimeve në ligjin “Për procedurat tatimore”.

“Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i lihen deri në 2% të të ardhurave tatimore të mbledhura, për t’u përdorur për shpërblime stimuluese të personelit të administratës tatimore dhe për investime për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës së mbledhjes të të ardhurave.

Cani bëri të ditur se edhe për adminsitratën doganore është parashikuar një përcaktim i tillë ligjor në Kodin e ri Doganor.
Konkretisht, ndryshimet e propozuara në ligj propozojnë që personelit të administratës tatimore t’i jepen shpërblime stimuluese për efektivitetin e shërbimit të kryer në organet tatimore, apo kryerjen e një shërbimi me rrezikshmëri të veçantë.

SHKARKO APP