Cani: Bllokimi i projektligjit të procedurës nga Kushtetuesja nuk pengon kontrollet

Nuk kanë munguar as batutat nga biznesi: “Merrni zyra me koncension psh pallatin tim meqë s’keni kapacitete, përdorni pallatet e pashitura”, ka pohuar Luigj Aliaj i Kastrati…

Ministri e Financave Shkëlqim Cani në një takimin me biznesin sot tha se do të ndryshojë mentaliteti i miratimit të ligjeve fiskale duke i konsultuar me biznesin para se të shkojnë në qeveri. Ai premtoi se Ministria e Financave synon të miratojë paketën ligjore të vitit 2017 qe ne muajin korrik. Cani ka kërkuar bashkëpunimin e biznesit për të bërë propozime rreth kësaj paketë.

Bllokimi i nga Gjykata Kushtetuese e ligjit të ri të procedurave tatimore nuk na pengon në punën tonë. Edhe në ligjin e vjetër detyrimi për kuponin ka qenë dhe kontrolli i inventarët është i mirëpërcaktuar, tha Ministri Cani.

Në Këshillin Tatimor do të kalojë çdo akt aty debatohet çdo propozim i biznesit.  “Kemi vendosur që të ndryshojmë metodë edhe me këshillin tatimor që të jetë me i hapur” pohoi Ministri.

“Kontributi juaj është i rëndësishëm, por duhet të ndryshojë edhe bashkëpunimi me ju. Burokracia do të vazhdojë kjo është e pashmangshme dhe një pjesë e kërkesave tuaja mund të mos përpunohen dot për shkak të ngarkesës” tha Ministri . Na jepni zgjidhje problemesh me argumente ekspertesh në nivel përfaqësimi shoqatash u kërkoi Cani bizneseve.

Në lidhje me informalitetin, nuk synojmë dyndje tek biznesit Kemi kaluar fazën e parë te aksionit. 500 studente mblodhën informacione në terren. Arritëm rezultate të matura me një program nga Zelanda e Re. “ Jemi të kënaqur me fatura, fiskalizim, faturim. Kjo ishte në fazën e saj parë tha ai , ku tatimore bënë verifikimin fizik të bizneseve” shtoi ministri.

Ndërsa në fazën e dytë të aksionit antiinformalitet fokusi do të jetë tek biznesi i madh. “Do të bëjmë vlerësimin në bazë risku dhe në kontrollet përkatëse do të kërkojmë shpjegime për çështje konkrete në lidhje me inventarët” pohoi ai. Me pas takimi i Canit me bizneset për çështjet e legjislacionit fiskal ka vijuar me dyer te mbyllura.

Nuk kanë munguar as batutat nga biznesi: “Merrni zyra me koncension psh pallatin tim meqë s’keni kapacitete përdorni pallatet e pashitura”, ka pohuar Luigj Aliaj i Kastrati.

SHKARKO APP