Cani: Paketa Fiskale 2015, mbështet investimet publike dhe reformat
“Kjo reformë ka në thelb edhe biznesin, sepse është e programuar që marrëdhëniet e biznesit me administratën fiskale të kenë përmirësime, siç kanë patur në vitin 2014. Megjithatë, pa lënë në harresë edhe konsumatorët e thjeshtë. Paketa fiskale pritet të gjenerojë 16 miliardë lekë, do mbështetet me performancë nga organet fiskale, në një bashkëpunim edhe me vetë biznesin në të gjithë vendin”, bëri të ditur ai.
Duke shtuar se në përbërjen e saj, kjo paketë ka 14 masa, 3 prej tyre sjellin gjenerim të ardhurash dhe 11 të tjera sjellin lehtësim për biznesin, individët, konsumatorët.
Ministri Cani vijoi më tej me listimin e masave të marra në këtë paketë:
Sigurimet: U hiqet TVSH-ja e produkteve të jo-jetës prej 20%, taksë mbi primin 3%, në nivel neto 280 milionë lekë më pak. Si kompesim i kërkojmë përmirësime cilësore në veprimtarinë e tyre, sipas standarteve europiane.
Hidrokarburet: për të ndihmuar rafineritë vendase, nafta bruto të përpunohet sa më shumë në industritë vendase. Zerimi i taksës doganore. Rritet prodhimi në vend dhe nxitja e punësimit.
Industria e përpunimit të kromit: 1/3 ulet masa e rentës minerare për industritë që përpunojnë ferrokromin, të nxitet prodhimi.