Cani: Pushteti vendor le t’i paguajë vetë borxhet që ka

Ministri tha gjithashtu se pushteti vendor ka patur buxhetin e planifikuar dhe se nuk duhet të kryente shpenzime përtej planifikimit.

“Bashkitë apo komunat mund të paguajnë detyrimet e tyre me fondet që i jepen nga buxheti i shtetit por nuk do të ketë zë të veçantë për të shlyer detyrimet”, tha Cani.

Sipas burimeve, detyrimet që pushteti vendor ka ndaj biznesit apo kompanive publike është mjaft i lartë dhe mund të përafrohet me ato që qeveria llogariti si edtyrime të prapambetura për pune publike.

Ministri theksoi se gjatë këtij viti llogaritet të shlyhen 35 miliard lekë, në vitin 2015, 20 miliard lekë dhe në vitin 2016, 16.5 miliard lekë. Qeveria edhe me asistencë ndërkombëtare llogariti si detyrime të prapambetura 72 miliard lekë. Por, sipas ministrit Cani po verifikohen të gjitha faturat dhe shuma mund të jetë edhe më e vogël. Nëse do të krijohet hapësira, tha ai, mund të shlyejmë të gjithë shumën gjatë vitit 2015.

 

SHKARKO APP