Çeka: Libra duhet të jetë shqetësim serioz për PS-në
Pedagogu Blendi Çeka duke komentuar rezultatin e sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News, tha dje se Partia Libra duhet të jetë shqetësim serioz për Partinë Socialiste.
Pjesë nga deklarata në Tonight Ilva Tare:
Çeka: Këto parti sidomos në nivel kombëtar përqindja është jo domethënëse. Në qoftë se përqindjen e ke të përqendruar prodhon mandate. Partitë e vogla për të fituar një mandat duhet të marrin nga 8 mijë e 700 vota deri në 13 mijë e 500 vota që është Tirana të vetme. Ky është marzhi.
Për sa i përket rezultateve kombëtare të PS, PD-së dhe LSI-së i ballafaquar për Tiranën është pozitiv për LSI dhe prokupues për PD dhe PS.
Në nivel kombëtar, dy partitë e mëdha arrijnë të shprehen më mirë. LSI është më pak në qarqe të tjera. Libra duhet të jetë shqetësim serioz për Partinë Socialiste specifikisht për Partinë Socialiste. Atakon drejtpërdrejt votën e Partisë Socialiste.