Çela: Në prill, OSHEE konfirmoi drejtimin e duhur drejt rimëkëmbjes

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela deklaroi sot se muaji prill konfirmoi drejtimin e duhur të kompanisë OSHEE për rimëkëmbjen.

“Kam kënaqësinë të deklaroj se, muaji prill konfirmon drejtimin e duhur të kompanisë OSHEE për rimëkëmbjen, ku pothuajse të gjithë objektivat janë realizuar, madje duke i tejkaluar. Falënderoj abonentët që iu përgjigjen pozitivisht thirrjes tonë për të qenë konsumatorë të ligjshëm”, deklaroi Çela.

Sipas tij, targeti për muajin prill ishte 47 milionë lekë, ndërsa OSHEE arkëtoi 50 milionë dollarë.

“Humbjet në rrjet për muajn prill ranë në 30.5 %”, deklaroi Çela.

SHKARKO APP