Celibashi: Inteligjenca Artificiale do të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet e 9 nëntorit
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, njoftoi se në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të aplikohet për herë të parë Inteligjenca Artificiale (IA) në procesin zgjedhor në Shqipëri.
Deklarata u bë gjatë konferencës “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ku Celibashi e cilësoi këtë si një projekt testues, pa ndikim në mënyrën zyrtare të numërimit dhe vlerësimit të votave.
Sipas Celibashit, përdorimi eksperimental i IA ka nisur për, kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore përmes faqes zyrtare të KQZ-së, asistencë për administratën zgjedhore dhe subjektet e përfshira në process, lehtësimin e përpunimit të të dhënave dhe aspekteve të tjera teknike.
Në zgjedhjet e 9 nëntorit, IA do të përdoret për të ndihmuar në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit, si dhe në nxjerrjen e rezultateve, por pa zëvendësuar metodën zyrtare të referimit.
KOHA JONË SONDAZH

