Celibashi: Numërimi nis në orën 22:00, në Tepelenë përdoret edhe inteligjenca artificiale
Pas mbylljes së procesit të votimit në pesë bashki të vendit, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komunikuar me mediat për ecurinë e ditës zgjedhore dhe fazën e ardhshme të numërimit.
“Nuk kemi evidentuar problematika që mund të cënojnë procesin. Procesi i identifikimit është kryer 100% përmes pajisjes së identifikimit,” deklaroi Celibashi.
Ai bëri të ditur se ka nisur dorëzimi i bazës materiale dhe kutive të votimit në qendrat e numërimit, ndërsa numërimi i votave do të nisë në orën 22:00 dhe pritet të përfundojë rreth mesditës së së hënës.
Një risi në këtë proces është përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) për vlerësimin e fletëve të votimit në bashkinë e Tepelenës. Krahas numërimit manual, KQZ do të aplikojë teknologji të avancuar për të analizuar dhe përpunuar të dhënat e votimit.
“Për bashkinë e Tepelenës, krahas numërimit manual, do të bëhet vlerësimi i fletëve edhe nëpërmjet inteligjencës artificiale,” tha Celibashi, duke shtuar se të dhënat do të transmetohen në kohë reale në faqen zyrtare të KQ
KOHA JONË SONDAZH

