Certifikohen 17 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, ministrja Koçiu: Janë shembull i guximit dhe sakrificës

Shtatëmbëdhjetë punonjës të Shërbimit Zjarrfikës u certifikuan sot pas përfundimit me sukses të kursit të trajnimit në Akademinë e Sigurisë. Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu e pranishme në këtë ceremoni, vlerësoi rolin dhe përkushtimin e zjarrfikësve, duke theksuar rëndësinë e rritjes profesionale dhe forcimit të standardeve të shërbimit.

“Zjarrfikësit janë shembull i guximit dhe sakrificës, duke zgjedhur çdo ditë t’i shërbejnë vendit përmes një profesioni që kërkon jo vetëm aftësi teknike, por edhe forcë morale e ndjenjë të lartë përgjegjësie”, theksoi Koçiu.

Ministrja shtoi se certifikimi i punonjësve përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kapaciteteve profesionale dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. “Sot në ceremoninë e certifikimit të 17 punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës, të cilët përfunduan me sukses kursin e trajnimit në Akademinë e Sigurisë, një hap drejt rritjes profesionale dhe standardeve të shërbimit”, shkruan ministrja Albana Koçiu në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Certifikimi i punonjësve nga drejtoritë vendore të MZSH-së, të cilët sot marrin gradën “Inspektor Zjarrfikës”, përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm drejt rritjes profesionale, forcimit të kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimit të standardeve të shërbimit zjarrfikës, në funksion të garantimit të sigurisë së qytetarëve dhe përballimit më efikas të emergjencave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?