Ç’është ky shtet i turpshëm?

Nga Spartak Ngjela

Çeshtë ky shtet i turpshëm? Si ka mundësi që të drejtohemi nga njrëz që nuk kanë asnje minimim përgjegjësie? Si mund të jetohet në një vend pa gjyqtarë, pa deputetë, pa prokurorë: pa Ligj që të të mbrojë, pa një klasë poitikë që të dijë pse është e tillë? E pra, megjithatë shqiptarët jetojnë. Por me mendje të ngritur për të ikur nga Shqipëria: pa asnjë shpresë; sepse të gjitha ata që përmënda më lart vjedhin e vjedhin pa pushim. Dhe nuk e dinë as ata sesi do të përfundojnë. Çështë kjo kohë pa farë arsyen e rendit, pa arsyen e politikës dhe qëverisjes? Është në fakt një kohë pa sistem.

Por e tillë ka qënë që nga viti 1945. Këta janë të gjithë njëlloj. Të paturpshëm përpara diskreditimit që iu bëjnë shqiptarëve. Enver Hoxha u fsheh: ishte i paturpshëm, tiran dhe bandit ordiner, dhe pikërisht për këtë iu fsheh qytetërimit për 45 vjetë. Dhe çfarë bëri? Një vrimë në ujë. Vrau dhe shtypi popullin e vet për patologjinë e tij. Donte të krijonte një dinasti kriminale familiare, dhe – shiheni sesi kanë përfunduar: të përbuzur nga i gjithë populli! Kurse këta të sotmit, po njëlloj, por, ndërkohë bëjnë sikur duan të shkojnë në Perëndim. Këtu vjen e shfaqet parodia e kohes. Per cfarë do t'i dojë Perëndimi këta zarbore që urrejnë dhe përbuzin popullin e tyre? I keni parë deputetët që ka zgjedhur Saliu dhe Rama? Turp! Përbuzje kundrejt popullit që i voton. Por kjo është ama, prova e mendjelehtësisë së patologisë së tyre për pushtet. Vetëm vjedhje dhe krim. Turp botëror që filloi të shfaqej hapur që në vitin1997. Dhe vazhdon. Por tani filli po këputet…megjithatë asnjë lloj arsyeje historike ndihmuese nuk shihet në horizont; sepse këta që drejtojnë janë individë që nuk dinë asgjë, dhe këtë ua thonë përditë edhe perëndimorëve. Kjo është për të qeshur në një prizëm historik, dhe për të qarë në një prizëm aktual.Por, pse ngulin këmbë të drejtojne shtetin?. Sepse, siç thashë më lart, nuk ka sistem demokratik dhe të arsyeshëm në këtë vend, se po të ketë – ku mund të pranohet një injorancë e tillë që vetëm tjerr fjalë pa përmbajtje ditë për ditë?

Kjo, ne fakt, është sëmundja e Berisha që ua imponoi Ramizi shqiptarëve në fundin e tij. Por nuk është pikërisht ky thelbi: kjo është sëmundja Hoxha që nuk po shrrënjoset nga Shqipëria: është psikologjia e dinastisë boshe që nuk di asgjë dhe kërkon gjithçka. Si dinastia Hoxha që është rrugëvë tani, por që ka lënë këta. Dinasti qesharake ishte ajo që donte të vendoste Saliu më mendimin se do të manipulonte votat; dhe akoma e ka këtë injorancë komike në partinë e tij dinastike që të bën për të qeshur. Dinasti qesharake po shohim edhe në pushtet sot. Deputetë që janë marrë në forumin legjislativ dhe të sovranitetit të popullit për të garantuar dinasinë qesharake të sundimit patologjik, pa ditur të bëjnë asgjë. Të qahen ende për dinastinë Berisha, dhe të gëzojnë një pushtet që, nën syrin e intelektit të lartë politik perëndimor, ngjan sak si lojë fëmijësh, por lojë fëmijësh primitive ama…

Shume shpejt do ta shihni sesi do të vejë gjendja rrokopujë me këta injorante që drejtojnë dhe iu duket se kanë pushtet.

SHKARKO APP