Çështja Balluku në Kushtetuese, Qeveria kërkon pezullimin e vendimit: Po preket interesi shtetëror dhe shoqëror

Këshilli i Ministrave në kërkesën e dërguar në Gjykatën Kushtetuese për çështjen ”Balluku”, thotë se vendimi për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit, kryeministrit; presidentit dhe Kuvendit.

Qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, duke pretenduar se se ky vendim prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve.

”Pezullimi sjell pasoja të rënda të interest shtetëror e shoqëror duke krijuar vakumm institucional pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekt-akte për t’u miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave. Sipas qeverisë Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?