Çështja ”Balluku”, PD: Rama po bën manovra politike për ta mbrojtur
Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama kërkon të ndryshojë Kodin e Procedurës Penale sepse kështu drejtësia po prek pushtetin e tij. Deklaratat e kryeministrit se tashmë nuk ka nxitim për arrestimin e Belinda Ballukut, i quajti manovër politike.
“Kur një Kryeministër ndryshon ligjin ndërkohë që po hetohet bashkëpunëtorja e tij më e afërt, ai nuk po mbron ndonjë parim kushtetues apo ligjor. Po mbron pushtetin e vet të korruptuar. Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit për të shpëtuar veten. Ligji është i qartë.
Nuk ndryshohet sepse prek pushtetin. Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet pa justifikime, pa shtyrje artificiale, pa manovra politike. Kryetari e Kuvendit duhet të zgjedhë: ose në anën e ligjit, ose në anën e pengimit të drejtësisë”, tha Bardhi.
Debatet përfshinë edhe komisionet parlamentare, ku deputetja demokrate Ina Zhupa kërkoi dorëzimin e imunitetit të Ballukut, deklaratë që hasi kundërshtinë e socialistëve.
KOHA JONË SONDAZH

