Çështje grupimesh
Nga Ilir Levonja
Në emër të egos, të më shkojë e imja. Ne sot nuk e besojmë me njëri-tjetrin. Nuk njohim dialogun dhe ndaj kudo ka dhunë. Lajme të natyrës bujë. Për rrjedhojë grupime. Gjysma e socialistëve janë tërësisht të heshtur. Të pa punë. Të qartë tashmë se sa të kapur janë nga LSI. Gjysma tjetër kujdeset për shëndetin e LSI-s, për dietën e Metës. Dhe luten në heshtje të mos u iki Ilir Meta.
Pasi milioni i votave, nuk është, nuk paska qënë aset i tyre tërësisht. Pavarsisht idealit, gangrena e interesit bluan si mola.
Kështu ata ndihen të përdoruar. Të pushtuar. Kështu në qëndër të vëmendjes kanë përkujdesjen të mos i prishin qejfin Ilir Metës, se sa të ndreqin popullin. Pra sfidën që u ka caktuar koha. Ose një pjesë e tyre e kalojnë ditën të zbulojnë nëse ua ka futur apo jo LSI e qytetit ku jetojnë, emrin në të kuq? Dhe tregohen delikatisht të kujdesshëm. Nuk duan t'u prishin qejfin. Nëse ua prishin qejfin, ata nuk e kanë të vështirë të bëjnë aleancë me pëdëistët. Sapo e bën një të tillë në një provincë me emrin Përrenjas.
Nga ana tjetër edhe demokratët ndodhen të dyzuar dhe të pashpresë. Madje të ndarë. Njëri grup rend pas statuve të Berishës si opozitar i fortë. Dhe jetojnë me emocionet e së kaluarës. Duke u shprehur vazhdimisht me atë mendësinë, që, ai që më bëri mirë mua, është njësh. Ndërkohë mallkojnë veten pse Berisha i besoi partinë Bashës.
Ndërsa tjetri grup pas Bashës që po përpiqet të luaj me versionin që i irriton shqiptarët demokratë, apo dhe shqiptarët socialistë, një aleancë të mundshme PS dhe PD. Si fundi i botës. Kaktaklizëm e egos të më shkojë e imja. Me atë që çuditërisht po riciklon në postet drejtuese, humbësit. Dhe aludon me aleanca. Por as kjo nuk ka për të ndodhur.
Dhe grupimet vazhdojnë me LSI-n. Ata që më mire se kushdo tjetër, e dine që i bëjnë kot shantazhet me video seksi. Destabilizim kombëtar etj. Janë shashka. Por është strategji e tyre. Kështu i forcojnë imazhin e dobësuar liderit të tyre. LSI i ka kapur në vend të keq të dya partitë. Sistemi zgjedhor shqiptar. Dhe ata prapë bëjnë shantazhe, me aleanca të Berishës apo çamët etj. Edhe pse e dine mire që në 2017, Meta do të jetë kryeministër i Shqipërisë.
Por thjesht, vesi i njerëzve që duan t'u shkojë e tyrja. Qoftë kjo edhe me dhunë. Madje nuk kursejnë as moçalorin e tyre. Atë që u hapi rrugën aleancave të pa konceptueshme në realitetin politik shqiptar, Dritan Priftin. Atë që u mësoi se si të votoheshin në masë me metodat e shpërblimit. Ndaj sot ata numërojnë jo pak por njëqind e shtadhjetëmijë vota. Vetëm strategjia e moçalorit. Strategjia që quhet zotësi shqiptare.
Dhe me që ra fjala tek moçali. Frymëzimin LSI e merr andej. Nga begatia e hapësirës së moçalit. Simulon me të madhe zhurme fermerët, fasonët. Madje shkojnë e bëjnë foto mes specave dhe shalqinjëve, domateve në sera, trangujve me shumicë. Buzë lagunës asaj breroreje të artë që deri dje e kishim gulagun e krenarisë të shfrytëzimit të njëriut prej njeriut. Dhe hambarin e Shqipërisë njekohësisht.
Dhe me që ra fjala tek moçali, moçalorët e mire. U kanë bërë vend malorëve të fasonistit. Jetojnë atje akoma dhe prej maleve mbajnë vetëm atë kënaqësinë e traditës. Punojnë me moçalorët, kanë krushqi, nipër e mbesa. Dhe i çmojnë. Mirëpo fasonistit i pëlqen akoma vesi i kohës se denigrimit krahinor.
Megjithatë Meta ka akoma video. Kanë 90% e lësëistave për njëri-tjetrin. Por e tillë është koha shqiptare. Koha e grupime që nuk kanë asgjë mangut nga ato të Sirisë së Bashar al Assad-it.
Ndaj dhe shqiptarët e tjerë vetëm ikin.
Po i referohen së fundi edhe fatit në Llotarinë Amerikane. Eshtë muaji tetor, ditët për të fituar.
Grupimi tjetër është shtypi, që mezi pret ndonjë statut fb. Të ndonjë personi publik. A ku di unë se çfarë tjetër… Të kënaqi lexuesit duke masakruar qoftë dhe një të pakët zë. Nga ato që përpiqet paksa…, butësisht, me delikatesë. Shumë femërore, prej diçkaje intelektuale, duke pranuar realitetin, atë që edhe të dështosh është po aq njerëzore sa të fitosh. Si është rasti konkret i një mjeke në Tiranë me emrin Anika Dokle. Shtypi kënaqet kur grupimet nxjerrin nga gjirizet e salcës së barkut, shfrymën me hudhra e raki, xaxiq, apo turshi…, të thesareve nga miniera e sharjeve. Nga ndjekësit e sojit një grupim më vete. Thjesht për inat. Pse të shkojë e saja dhe jo e imja, e jona e tyrja etj.
Dhe grupimi tjetër…,ai që i ka mbaruar të gjitha hallet…, ai që më patrioti…, ai që po pret të shqyej Serbinë e shqyer më 8 tetor 2015.