“CEZ”, kryeministri: Në hetim të përfshihet dhe FBI-ja

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në seancë plenare se i është kërkuar FBI-së që të ndihmojë në hetimin e dosjes së “CEZ”-it.

“Do të përmbushet kërkesa e opozitës për hetues ndërkombëtarë. I kemi kërkuar FBI-së të shprehë disponibilitetin për të asistuar hetimin. Jemi shumë të lumtur nëse na bashkoheni të nxisim prokurorinë që në këtë hetim të përfshihen. Shpresojmë që dhe nga FBI-ja përgjigjia të jetë pozitive, shpresojmë të kemi cilësinë më të lartë të hetimit të pavarur", tha Rama rreth kësaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?