Çfarë arome ka hapësira?

 

Ne fakt duket një pyetje e çuditshme, por e vërteta është se shume astronautë kur kthehen neToke pas udhëtimeve te tyre hapësinore tregojnë se universi bie ere. Dhe aroma qe ata nuhasin është e ngjashme me atë te mishit ne zgarë.

Gjithsesi, nuhatja direkte e hapësirës prej nervave olifatore është një gjë e pamundur, pasi një kontakt i drejtpërdrejtë e organit te nuhatjes me hapësirën do te ishte vrasës ne pak fraksione te sekondës për shkak te boshllëkut dhe ftohtësisë, por disa astronautë kane treguar se ata vërtetë arrijnë te nuhasin një arome qe sipas tyre është e ngjashme me atë te mishit te pjekur ne zgarë, pasi ata kane dale ne një shëtitje te shkurtër ne hapësirë.

Dhe kjo qe thonë ata ne fakt është e vërtetë. Dhe përgjegjësit për këtë arome janë disa molekula te posaçme te cilat mbeten ne veshjen e tyre te posaçme dhe qe janë hidrokarbure policiklike aromatike. Këto lëshohen ne hapësirë nga yje te vdekur dhe qarkullojnë pa drejtim ne formën e pluhurit interyjor duke rene edhe mbi kometa, asteroide, meteoritë.

Ne toke, këto janë përgjegjëse edhe për aromën qe ka nafta, bitumi dhe derivatet e qymyrit.

SHKARKO APP