Çfarë biseduan Presidenti George H.W Bush dhe Presidenti jugosllav Borislav Joviq?

 

 

PRESIDENTI BUSH: Më lejoni të filloj dhe pastaj t’jua u jap fjalën juve. Së pari dua t’ju uroj mirëseardhje. Dua të theksoj se ne e mbështesim një Jugosllavi të bashkuar. Ne i mbështesim reformat politike dhe ekonomike të qeverisë suaj. Vizita e presidentit të ri të Kroacisë në asnjë mënyrë nuk ndryshon politikën e SHBA-së. Siç i kam thënë ministrit të Jashtëm, Lonçar, unë e di se është një periudhë e vështirë. Unë shpresoj se populli jugosllav do të bie dakord për drejtimin e ardhmërinë e vendit tuaj. Qëndrimi ynë është për zgjedhje të lira dhe për demokraci në republikat dhe rajone autonome, si në nivel federal. Ju jeni njohur me shqetësimet tona për të drejtat e njeriut, sidomos në Kosovë, kështu që unë nuk do të ndalem në to. Por, ka rritje shqetësimi në lidhje me shkeljet e individuale të të drejtave të njeriut. Ne nuk po flasim për një grup ndaj një tjetri, që nuk është çështje e SHBA-së. Para se t’jua u jap fjalën juve, më lejoni të them se unë jam mirënjohës për qëndrimin e përbashkët kundër Irakut. Unë jam i impresionuar përsëri në OKB dhe se sa e bashkuar është bota kundër Irakut. Ju lutem, të jeni i hapur dhe të na tregoni problemet që keni dhe ne do të shohim çka mund të bëjmë.

PRESIDENTI JOVIQ: Ju faleminderit shumë z. President, sidomos për kohën tuaj, e cila është e çmuar. Faleminderit për qëndrimin tuaj të patundur në mbështetje të Jugosllavisë. Më lejoni të theksoj problemet kryesore të Jugosllavisë dhe se si jemi duke i zgjidhur ato. Së pari, reforma ekonomike është duke shkuar mirë. Ne kemi stabilizuar bilancin e pagesave tona, kemi stabilizuar monedhën tonë dhe po paguajmë borxhet tona. Kështu që marrëdhëniet tona ekonomike me jashtë po shkojnë mire, aq mire sa Klubi i Parisit nuk do të konsiderojë një shtyrje të borxheve tona. Eshtë e vërtetë se ne kemi 10 miliardë dollarë rezervë të këmbimit valutor, por Iraku dhe thatësira kanë pasur një ndikim serioz në ekonominë tonë.

PRESIDENTI BUSH: Nëse me lejoni t’ju ndërpres? Në Irak, është bilanci negativ vetëm për shkak naftës apo për tregti të tjera?

PRESIDENTI JOVIQ: 1.2 bilionë dollarë kemi pasur humbje, duke përjashtuar naftën ku ne jemi ende në vlerësim. Problemi kryesor është për shkak të reformave ekonomike. Prodhimi ka rënë 10%, sepse ne u hapëm me tregun botëror. Ekonomia jonë nuk mund të përshtatet në mënyrë të shpejtë. Në çështjet kyçe të rimëkëmbjes së ekonomisë sonë dhe në gjetjen e burimeve shtesë, ne gjithashtu duhet kuptuar nga bashkësia ndërkombëtare. Gjithashtu, ndër të gjitha vendet socialiste, ekonomia e Jugosllavisë është pothuaj e vetmja që ka arritur në një ekonomi tregu. Kështu, ne jemi në një pikë kritike. Na duhet edhe një vit apo dy, por unë besoj se ne mund t’i kapërcejmë këto probleme. Mbi çështjet politike, ne kemi një sistem shumëpartiak me më shumë se 100 parti. Në dy republika tashmë janë mbajtur zgjedhje shumëpartiake. Në katër të tjerat pritet të mbahen para fundit të vitit. Një vështirësi është se shumica e partive janë të organizuara në baza kombëtare, duke çuar në tendencat disintegrative. Ka tendenca separatist, jo vetëm në Kosovë por edhe në republikat tjera. Gjatë zgjedhjeve, njerëzit mbanin parulla për shkëputje, për krijimin e një konfederate, etj. Tani ka presion që ata do t’i jetësojnë këto premtime. Në thelb, kushtetuta duhet të ndryshohet. Unë jam i bindur që ne mund të gjejmë mënyrën më të mirë që të jetojmë së bashku, por tendenca disintegrative janë duke krijuar probleme. Unë duhet të them se qëndrimi juaj në mbështetje të një Jugosllavie të bashkuar mbart peshë të madhe, madje edhe në mesin e atyre që e kundërshtojnë. Në këtë pikë është ndihma më e mirë që ju mund të jepni. Në Kosovë, Jugosllavia pranon dhe mbron të drejtat e njeriut për të gjithë. Problemi i shqiptarëve në Kosovë është çështja e separatizmit. Kjo nuk ka gjasa të zgjidhet lehtë. Më 7 shtator ata e shpallën Kosovën Republikë. Dhe thanë se do të shkëputet nga Serbia.

PRESIDENTI BUSH: A është kjo e lidhur me ndryshimet në Shqipëri?

PRESIDENTI JOVIQ: Jo me të vërtetë. Kjo është një luftë 100 vjeçare. Kjo është hera e dytë në këtë shekull.

PRESIDENTI BUSH: Po, Shqipëria, ne nuk dimë shumë, por do të dalin nga izolimi, një vend që dëshiron marrëdhënie të përmirësuara? A do të lëvizin me shpejtësi tani ata?

PRESIDENTI JOVIQ: Ata janë duke ndryshuar, por shumë ngadalë.

PRESIDENTI BUSH: Sot unë e takova ambasadorin shqiptar . Ai ishte shumë i këndshëm. Në të kaluarën ata nuk flisnin me ne.

PRESIDENTI BUSH: Çka do te donit ju më shumë të bëjmë në mbështetjen të një Jugosllavie të bashkuar? A kemi qenë shumë të qartë?

PRESIDENTI JOVIQ: Më lejoni të përgjigjem shumë sinqerisht dhe hapur . SHBA foli në mënyrë të qartë në lidhje me një Jugosllavi të bashkuar, por nuk e bëjnë dallimin mes proceseve demokratike dhe proceseve disintegrative. Për shembull, në Kosovë, ka një dallim në mes të të drejtave të njeriut dhe tendencave për shkëputje nga Serbia. Ne themi po për të drejtat e njeriut, jo për shkëputje. Në Slloveni, ne themi po për demokracinë, por jo ndarje.

PRESIDENTI BUSH: Që të jem i sinqertë, dua t’ jua jap një mundësi. Unë nuk dua që ju të mendoni se ne jemi duke kalëruar dy kuaj të ndryshëm.

PRESIDENTI JOVIQ: Edhe një gjë më shumë: ne nuk besojmë në shpërbërjen e Jugosllavisë, sepse grupet kombëtare janë të përziera dhe do të ishte praktikisht e pamundur për të ndryshuar kufijtë. Kjo mund të çojë në luftë civile në Ballkan, të cilën askush nuk e dëshiron. Kjo nuk është në interes të Ballkanit, Evropës apo të botës.

PRESIDENTI BUSH: Unë e vlerësoj këtë që ju potencuat. Ne po përpiqemi që të jemi ndihmues.

PRESIDENTI JOVIQ: Edhe diçka të fundit, një ankesë: ka shumë pak vizitorë të nivelit të lartë. Më lejoni t’ju pyes juve nëse mund tëavizitoni Jugosllavinë ose z. Baker, në një nga vizitat e tij të shumta në Evropë. Gjithashtu, Sekretari i Mbrojtjes kishte për të ardhur, por ai në fund e anuloi vizitën. Neve na erdhi shumë keq.

PRESIDENTI BUSH: Unë e vlerësoj shqetësimin tuaj për këtë. Unë kujtoj me simpati të madhe vizitën time si zëvendës President.

Sekretari BAKER: Më lejoni të përmend një gjë. Më duhet të takohem me ministrin tuaj nesër. Ne jemi shumë të shqetësuar në lidhje me kontratën tuaj për riparimin të MIG-ve irakianë. A mund të flasim për këtë nesër?

Ministri LONÇAR: Po, sigurisht.

PRESIDENTI JOVIQ: Më lejoni t’jua jap një përgjigje të drejtpërdrejtë. Ne nuk kemi një kontratë për 16 MIG-ët. Kur ne e kemi ndalur punën MIG-ët kanë lëvizur. Tani çdo gjë është ngrirë dhe asgjë nuk do të ndodhë me këtë kontratë.

Fundi i Bisedës

(marrë nga gazeta “Tribuna”)

SHKARKO APP