Çfarë duhet të ndryshojë në sigurinë e Shqipërisë pas sulmeve në Paris
Nga Gjeneral (r) Piro Ahmetaj*
Së pari, – dhimbje&lutje për martirët e Parisit dhe solidaritet me mbarë botën e qytetetuar në LUFTËN me të keqen e përbashkët – TERRORIZMIN !
Së dyti, ashtu si 11 Shtatori, edhe kjo e "premte e zezë e Parisit" – do duhet të na shërbejë si kembanë e fortë alarmi për tē ri-konceptuar, riformatuar dhe përmiresuar sistemin e sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetin e shoqērisë së vlerave demokratike !
Së treti, asnjë vënd, kështu dhe mbarë-Shqipëria nuk mundet të jetë e izoluar dhe e imunizuar nga këto kërcenime brutale!
Së katërti, si mēsime të nxjerra ose "kambana alarmi"nga kjo barbari makabër janë:
1. Aktorët të dalim nga "bunkeret e facebook dhe twitter", gara për "peshën e fjalimeve dhe bojës së pikturave" dhe ushtrojnë përgjegjesitë Kushtetuese,
2. Të tejkalohet qasja "inventar dhe letra pa vlerë" të dokumentave strategjike (SSK, SU dhe PAZH -2025);
3. Të tejkalohet politizimi, ulja drastike e buxhetit dhe shpërdorimi prapagandistik i burimeve&kapaciteteve të sigurisë&mbrojtjes,
4. Të ndalet arroganca bollshevike, mungesa e: konsensusit, kohabitacionit politik dhe kohezionit qytetar për çeshtjet e sigurisë dhe të mbrojtjes,
5.De-kriminalizimi&mediokrizimi i frikshëm i institucioneve të sigurisë,
6. Qasje, Koncepte, Kapacitetete, Infrastruktura dhe stërvitje të integruara mbarë-kombetare dhe më gjerë;
7. Pajisjen me teknologji bashkëkohore, rritjen e besimit publik dhe solidaritetit ndërmjet strukturave të sigurise,
8. Prioritet-emergjencë mbetet efiçenca e kapaciteteve të mbrojtjes nga rreziqet kibernetike, inteligjencës, forcave speciale, në dobi të jetes&prosporitetit të qytetarëve, stabilitetit të shoqërise dhe interesave mbarë-kombëtare!
9.Kontribute modeste por jo-protagonizëm prapagandistiko-politik në kuader të luftës kundër terririzmit global,
10.Angazhimi me votë PRO dhe kapacitete modeste nëse NATO përfshihet në fushatë luftarake kundër ISIS në kuadër tē artikullit 5, si në rastin e pas-11 Shtatorit 2001!
Së fundmi por jo nga rëndesia, "Kambanat nga 2 gjëmat e PARISIT" bien për ata që kanë vesh" – dhe kështu për tu përballur në këtë "luftë me të keqen e përbashkët" duhen "leaderë vizionare dhe të përgjegjshëm", udhëheqës që minimumi kur është fjala për çështjet e sigurisë kombëtare tejkalojnë "luftën për karrike mes vedit", tejkalojnë të inkriminuarit, padrinot, militantët-sekserë dhe "yes-menët" e radhës!
* ish- këshilltar i Presidentit, Zëvendës Shef i Shtabi dhe Përfaqësues Ushtarak i Shqipërisë në Komandën Supreme të NATO-s).
Shkrimi është marrë nga adresa e FB.