Çfarë foli Kerry me shtetarët tanë
Nga: Ilir Levonja –
Ja si fillon një ëndërr…
Midis demokracisë së Amerikës dhe asaj të Shqipërisë ka shumë gjëra të përbashkëta. Ndaj amerikani Kerry ka se çfarë të flasi me shtetarët dhe qytetarët tanë. Përshembull në Kuvendin e Shqipërisë kur hyn Presidenti, kur flet Presidenti. (Ashtu si në Amerikë) Kuvendarët ngrihen në këmbë. E duartrokasin, pavarsisht bindjeve politike. Në fund të fundit ai është Presidenti i vendit, i shtetit të tyre.
Ja si bëhet zhgjëndërr…
Midis të tjerave, Presidenti ynë i hoqi veshin për atë protokoll me nxitim. Që nuk kishte plan të takohej me ‘të. Tre minuta vërtet, por ja dhjeu. Ja tha në sy.
Ai djali i Ministrisë së Jashtëme, i kujtoi t’i gjëndej shefit në këtë periudhë të vështirë. Janë gati ta ndihmojnë si me armët kimike, edhe me refugjatët. Sa të heqin qafe Blushin.
Vetë Rama së pari e qortoi që nuk takonte Ilirin. I ofroi me takt të shkonin. Edhe ai në këmbë ecte. Ia kërkoi këtë nder pasi, Ilir mund të jetë Presidenti i ardhshëm i vendit. Ma bëj këtë nder i tha, se ai po më mban në pushtet. Pa Ilirin nuk bëj dot asgjë. Dhe se ato vidiot e dikurshme në dimrin e 2010-tës në TopChanal nuk ishin të vërteta. Ishin thjesht për të prishur dashurinë mes atij dhe Berishës
Çfarë i tha tjetër Edi Rama?
I foli për begatinë e borxhit publik. Edhe Amerika nuk është keq, sidomos përballë Kinës. I tregoi pikturat moderne. Bëri një xhiro në bulevard. Aty ia kujtoi edhe një herë që të takonte Ilir Metën. Ecim, të marr im bekimet e tia. Për ta vënë në sedër, i tha,se Iliri, është shumë i mërzitur. Ia tha me të qeshur.
Bëje o burr i dheut për mua, kështu i tha. E donte që në darkë. Kur të mblidheshin t’i thoshte kumbarës. T’u thoshte edhe të tjerëve, e shikoni, erdhi deri këtu vetëm për mua. Po mos të jem unë këtu, ju ngordhni.
Çfarë tjetër, e pyeti se i pëlqente rimodelimi që i kishte bërë Kryeministrisë. E kuqja me tepricë sidomos. Aq sa flamurët amerikanë u ngjanin velave të një anije në një det po të kuq. I kishte projektuar vet. Dhe Kerry ia ktheu i habitur, very nice sir. Bravo të qoftë. I tha se çfarë nuk po bënte që të ndreqte ata fëlliqësirat e opozitës. Me kokëderrësi po i bënte. Ashtu si në Amerikë për një reformë drejtësie. Për një byro të krimit. I tha se i largoi ata të fortit me ndihmën e të cilëve rrëzoi armiqtë e klasës nga pushteti. Ata që në qershorin e 2007-ës i vodhën orën në Fushë Krujë, Bushit. Ata që i mbajtën pallton Hillary Clinton-it në prillin e 2012-ës.
Plot nga këto i tha.
Por prapa nuk mbeti as Luli. Iu ankua se pikërisht sapo përmendi një rifillim të ringritjes, si në 92-shin. Me votë plebishitare…, të rrëzonin komunistët nga pushteti. Etërit dhe bijtë e tyre. Se do hapnin dosjet e terrorit etj…, tamam atëherë ia fikën dritat në Shkodër. I tha se bën mirë të ndalojë për pak tek Berisha. Me këtë u thotë demokratëve, sidomos Jozit se ja përse nuk ishte Berisha i saj në listën e deputetëve që do prisnin Kerryn.
Nga ana tjetër Berisha e postoi statutin e pritjes. Kerry dhe Nishani në aeroport. Jo Kerry me deputetët e PD-ës.
Dhe e fundit, që Luli i bashajve këmbënguli…, qe kjo…, do apo nuk do Amerika, ne me Ilirin do bëjmë aleancë. Do e bëjmë edhe President.
Dhe Kerry që e kuptoi se sa me fat jemi ne shqiptarët.