Çfarë fshihet në trurin e meshkujve?!

 

*Mendojnë që janë të jashtëzakonshëm në shtrat

– Meshkujt shpesh mendojnë që me besimin e fortë në ndonjë gjë mund të zgjedhin secilin problem, kështu edhe kur është në pyetje seks.

Pikërisht për këtë meshkujt në shtrat veprojnë me aq vetëbesim, ndërsa në fakt nuk kanë haber se çka janë duke bërë.

*Nuk e pëlqejnë kur në takim pini tepër

– Së paku në fillim të lidhjes, derisa ende nuk njiheni mirë, nuk është keq ta shmangni alkoolin, pasi që të dehur ndonjëherë shndërrohemi në person krejt tjetër.

*I largon nga ju grimi i rëndë dhe i theksuar

– Meshkujt e pëlqejnë kur femra u është rregulluar, por sasia e tepërt e grimit nuk u është aspak tërheqëse. Preferojnë pamjen natyrale në krahasim me ngjyra të tepërta dhe më shtresën e trashë të pudrës.

*Edhe ai frikësohet se kurrë nuk do të martohet

– Vështirë që këtë ndonjëherë do ta pranojë, por edhe sikur femrat, ata frikësohen se do të mbesin të vetëm dhe se nuk do të arrijnë ta gjejnë ‘të vërtetën’. Sidomos i kap paniku kur të mbesin të vetmit në shoqëri që ende nuk janë martuar.

*Dëshirojnë sa më parë të zhduken pas seksit për një natë

– Pas natës pasionante me personin me të cilin nuk dëshiron ta fillojë lidhjen, meshkujt duan thjesht të zhduken, sa më parë që është e mundshme.

*Femrat kurrë nuk do ta kuptojnë fiksimin e tyre pas sportit

– Fiksimi pas futbollit, basketbollit, notit, jo, këtë kurrë nuk do të arrijnë femrat ta kuptojnë, pohojnë meshkujt. Shpresë nuk japin as adhurueset e sportit, pasi që ato edhe përkundër kësaj, nuk janë sikur meshkujt.

*Dhimbjen e ndarjes e shërojnë me shoping

– Edhe pse gjithmonë pohojnë se janë ata që vuajnë derisa femrat blejnë dhe vizitojnë dyqanet, edhe ata e pëlqejnë këtë gjë. Dhimbja pas ndërprerjes së lidhjes u është e mjaftueshme që të nisin në kërkim të rrobave të reja.

*Seksi në dush, i mbivlerësuar

– Të gjithë meshkujt pëlqejnë që të lavdërohen, të jenë apo së paku të përpiqen të jenë sikur personazhet nga filmat. Kështu që do të thonë se edhe seksi nën dush është i shkëlqyer. Por, në fakt sikur edhe femrave, kjo gjë u sjell lagështi, rrëshqitje dhe nuk e kanë aspak të lehtë me sapun në sy.

*Pëlqejnë të jenë xhentëlmenë

– Ndjenjat dhe anën e butë vështirë e tregojnë, por në fakt meshkujt pëlqejnë t’u ndihmojnë femrave duke iu bartur gjësendet, t’ua hapin derën apo t’i lejojnë të kalojnë të parat.

*Vetëbesimi gjatë seksit i ndez

-Edhe pse ndoshta nuk e dini çka bëni, bëjuni se e dini. Femra e aftë dhe me përvojë i rrëzon nga këmbët.

*Nuk ndihen të sigurt gjatë kohës së bisedës “së ndytë”

– Edhe pse kjo ndoshta i ndez, gjatë kohës së bisedës “së ndytë” meshkujt frikësohen shumë se mos do të thoni diçka të gabuar dhe do ta shkatërronit të gjithën.

*Janë xhelozë se janë të pasigurt

– Nëse e vëren se partneren e tyre e shikon një mashkull tjetër, do t’i kapë paniku dhe do të ndihen të pasigurt. Këto ndjenja paraqiten për shkak të mendimit se nuk janë aq të mirë dhe se nuk e meritojnë partneren e tyre.

*Seksi në plazh, nuk u pëlqen

– Qëndrimi në det është shumë romantik, por seksi në plazh sikur në filma në fakt nuk u duket tërheqës. Rëra që ngacmon dhe nervozizmi se dikush mund të vijë dhe tëra ato kafshë deti… Jo, në atë situatë më mirë do të ëndërronin seksin me birrë në kafene.

SHKARKO APP