Çfarë konsiderojnë tradhëti femrat

 

Femrat dhe meshkujt kanë konceptime të ndryshme për tradhëtinë, ashtu si për shumë gjëra të tjera.

Por çfarë është saktësisht tradhëtia dhe si perceptohet ajo nga meshkujt dhe si nga femrat?

Këto janë dy prej pyetjeve më të shpeshta që bëhen për tradhëtinë.

Një studim është bërë në SHBA ku janë pyetur më shumë se 3 mijë persona të moshës nga 18 deri në 60 vjeç.

Studimi ka zbuluar që 100 për qind e femrave të intervistuarave puthjen e partnerit me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërsa po ashtu mendojnë edhe 86 për qind e meshkujve.

77 për qind e femrave edhe lidhjen emocionale me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërkaq 55 për qind e meshkujve mendojnë kështu.

Gjithashtu rreth 80 për qind e femrave dhe 56 për qind e meshkujve dërgimi i porosive SMS apo flirtin online e konsiderojnë tradhti.

Me gjithë dallimet në perceptimin e tradhtisë, dy të tretat e të intervistuarve kanë hezituar të kurorëzohen me personin i cili i ka tradhtuar. Vetëm 4 për qind e tyre thotë se përfundimisht do të martoheshin me personin i cili i ka tradhtuar.

“Disa njerëz më lehtë falin e disa jo. Megjithatë fjala është për çështje serioze të cilën duhet përballuar dhe e cila mund të paraqesë problem goxha të madh ndërmjet partnerëve. Nëse përballohet, çifti do të krijojë lidhje edhe më të fuqishme”, thonë ekspertët.

SHKARKO APP