Chris Brown, një album me emrin e vajzës

 

Nuk ka më dyshime që Chris Brown është plotësisht i dashuruar më vajzën e tij Royalty, dhe 26 vjeçari për ndjekësit e tij në Instagram e ka shpërndarë edhe një set fotografish me të. 
Në fotografitë e reja, vogëlushja 18 muajshe shihet e veshur me një pallto 313 dollarëshe. Chris së fundmi, ka folur rreth të bijës së tij në “Hot 97 – Ebro in the Morning”, duke thënë se ajo është pjesë më e rëndësishme e jetës së tij. “Vajza ime është e mrekullueshme, është madhështore. Nuk mund të jem perfekt, por ajo po më ndihmon që t’u japë formë vendimeve të mia dhe vetëdijes sime aktuale”. Këngëtari i hitit “Loyal” po ashtu e ka emëruar albumin e tij të shtatë me emrin e saj, e po ashtu ajo duket edhe në kopertinë përkrahë tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?