Çifti i reziston arrestimit: Të bëjmë seks edhe njëherë
Një burrë dhe e dashura e tij, refuzuan që të dorëzohen, edhe pse forcat speciale ‘SWAT’ kishin rrethuar shtëpinë.
Ata thanë se donin të bënin seks për herë të fundit.
Ryan Patrick Bautista dhe Leanne Hunn, të dy 34 vjeç, refuzuan të dalin nga shtëpia e tyre e lëvizshme në Florida, SHBA.
Hunn i tha policisë në telefon se do të dorëzohen pasi të bëjnë seks për herë të fundit.
Bautista kërkohej për vjedhje të armatosur.
Ai dhe Hunn akuzohen edhe për rezistencë ndaj arrestimit pa dhunë dhe pengmarrje.