Cili shtet ka më shumë miliarderë? SHBA zë vendin e dytë, ja kush e lë pas
Kontinenti aziatik ka lënë prapa Shtetet e Bashkuara të Amerikës si rajon me numrin më të madh të miliarderëve në botë.
Sipas raporti të këtij viti, Amerika ka 563 miliarderë ndërsa Azia 637, përmbledhje e shërbimeve financiare UBS.
Kina është shteti që ka pasur një bum financiar duke shtuar numrin e miliarderëve pothuajse çdo ditë.
Edhe pse miliarderët aziatikë kanë tejkaluar numrin e homologëve të tyre amerikanë, përsëri këta të fundit kontrollojnë më shumë pasuri në total.
Europa qëndron në vend të tretë në të dhënat e raportit të miliarderëve me 342. Në total në botë ka plot 1542 miliarderë në botë që kontrollojnë një pasuri prej 6 trilionë dollarë.