Çiljeta: Gjoksi më vë në siklet, do ta zvogëloj!
Kjo botë nuk gjen karar. Shumë femra kryejnë operacione plastike që të zmadhojnë gjoksin. Por Çiljeta kërkon të kundërtën. Në një intervistë për gazetarin, Arian Çani në nisje të sezonit të ri të emisionit “Zonë e Lirë” Çiljeta Xhilaga i ka habitur të gjithë kur ka deklaruar se në një të ardhme mund të ndërhyjë në gjoks.
Çili nuk ka ndërmend që ta zmadhojë siç dëshirojnë sot shumë femra të ekranit, por ajo dëshiron ta zvogëlojë të paktën dy numra.
Këngëtarja që ka lan çuar së fundmi këngën “Gangsta Love” ka thënë shpesh se gjoksi i saj e bën të vihet në siklet dhe të ketë turp. Kjo gjë më bezdis, pasi me jep edhe problem me shtyllën kurrizore dhe qëndrimin drejt – shtoi Çiljeta. Ndaj mos u çudisni kur një ditë ta shikoni Çiljetën me gjoks më të vogël.
Çiljeta ka folur edhe për largimin nga politika dhe rikthimin në karrierën e saj muzikore në të cilën ka vendosur të investohet më shumë, pasi edhe fansat e saj presin të njëjtën gjë. Sa i përket këngës “Gangsta Love” ajo tha se historia e fabulës do të vazhdojë edhe vitin tjetër duke i zhvendosur ngjarjet në një vend tjetër.