Çiljeta nostalgjike…, kujton kur ishte 16 vjeç

 

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është bërë nostalgjike për kohën kur ka qenë adoleshente.

Në një foto në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja kujton një nga momentet kur ajo ka performuar në skenë me doktor Florin, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

“Mbaj mend shumë pak nga fjalët që ka shkruar Flori atëherë. Një pjesë e tekstit ‘Orët e jetës i kam varur me mur, mëkatet që bëra s’do ti përsëris më kurrë, i them më fal dashurisë që vrava dhe pse ika nga ty kurrë nuk u ndava’. Ndërsa pjesa ime ka qen ‘jep më shumë jep nga vetja ti, kjo jetë do më shumë dashuri, dhe kur ju këngën ta dëgjoni bashkë me ne edhe ju…. Në ëndërr me ëndërr shkoni’. Shumë kujtime të bukura me mikun tim doktor Florin”,­ shkruan këngëtarja.

Kënga me titull “Orët e jetës” nuk ekziston as në “YouTube”, dhe për këtë Çiljeta shpreh keqardhje. “1999, kur isha 14 vjeçe duke kënduar në festivalin ‘Kënga Magjike 1’ bashkë me doktor Florin. Kënga quhej ‘Orët e jetës’, më vjen keq që nuk ekziston në ‘YouTube’ kjo video….”.

SHKARKO APP