Çiljeta: Nuk e kam zvogëluar gjoksin
E gjitha ka qenë një tymnajë mediatike dhe mediat rozë u ngopën me lajme.
Çiljeta Xhilaga nuk ka vendosur ende për të kryer operacion dhe për të zvogëluar gjoksin, me të cilin shpeshherë e kanë identifikuar përveç muzikës që ajo bën.
Të gjitha mediat nisën të shkruanin për bukuroshen nga Tirana pas setit fotografik që publikoi në rrjetet sociale para disa ditësh, por asgjë nuk është e vërtetë.
E pyetur nga tvklan.al, Çiljeta Xhilaga deklaroi se nuk ka ndërhyrë ende për të ulur numrin e gjoksit. Në foto kam veshur recipeta të mëdha e të zeza dhe gjoksi nuk duket shumë – shtoi Çili.
Madje ajo konfirmoi se në këtë set fotografik nuk ka përdorur as photoshop për t’u dobësuar pasi tani trupi i saj i është bindur dhe ka ardhur në format e duhura.
Para disa javësh ajo i deklaroi gazetarit Arian Çani se do të ndërhynte në gjoks për ta zvogëluar dhë për t’i thënë lamtumirë reçipetave në numër të madh pasi kjo gjë e kishte lodhur dhe nuk ndihej mirë.
Në showbizin botëror janë të shumtë përsonazhet që e kanë zvogëluar gjoksin natyral.
Një rast i ngjashëm është ai i prezantuese italiane, Alessia Marcuzzi e cila e ka zvogëluar dy herë me operacion gjoksin./tvklan.al