Çiljeta reagon për operacionet plastike
Këto ditë mediat rozë në Shqipëri dhe Kosovë kanë shkruar për 2 ndërhyrje kirurgjikale që këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka kryer. Bëhet fjalë për një ndërhyrje në hundë dhe një tjetër në barkë. Por këto shkrime kanë nxitur reagimin e këngëtares. Në profilin e saj në Instagram ajo ka hedhur poshtë çdo gjë, duke postuar një fotografi dhe shkrimin që përgënjeshtron.
Megjithatë ajo thotë se kur t’i nënshtrohet ndërhyrjes për zvogëlimin e gjinjve do lajmërojë vetë. Ja ç’shkruan Çili: “Boll rrejtët Amon. Jo për gjë po unë jam dhe nga ato personazhe që s’mi mban as goja i them vetë. S’kam çi bëj as hundës se veç me ngel pa hundë fare mooo.
As barkut se jam dobësu aq sa s’më duhet operim. Ndaj mos shpifni kot, kur t’jem gati për zvogëlim do t’ju çoj foto nga salla e operimit që të flini gjumë rehat. Flm për mirëkuptimin. Hajd mbarë e mirë”.