Çim Peka video për orën 30 mijë euroshe të Taulant Ballës
Eksponenti socialist i lidhur me krimin e organizuar, njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duket se ka reaguar në lidhje me denoncimin ekskluziv të bërë nga moderatori Çim Peka në emisionin e tij Çim Peka Live në SYRI TV, për një orë luksoze rreth 30 mijë euro, të përfituar prej tij në mënyrë misterioze, nga një person i paidentifikuar, që mund të jetë ‘skifter’.
‘Nuk është telefoni im’, citohet në rrjetet sociale të ketë thënë Balla në lidhje me këtë denoncim të rëndë për kreun e deputetëve socialistë.
Por i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i gazetarit Peka, i cili ironizon Ballën dhe e paralajmëron për publikimin e videos së plotë në emisionin e tij të hënën në 20:45.
‘Hahahahaahh. Prit kur të thotë: “unë nuk jam unë”. O personazh komik, pa merak. Të hënën video e plotë. Me rëndësi që ora ishte e papame!’, shkruan Peka në Facebook.
Kujtojmë se Peka denoncoi gjatë emisionit të tij se biseda në telefonin e Ballës është kapur nga kameramanët gjatë emisionit Opinion, ku ky i fundit ishte në studio.
Në bisedat me një person të panjohur, Balla e vlerësonte orën luksoze si të paparë dhe personi i panjohur ia njihte meritën, duke i shkruajtur se ‘e meriton pas asaj dite’.
KOHA JONË SONDAZH

