Çmimi i karburanteve, Sali Berisha: Masat që ka shpallur Rama janë qesharake

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Ndër të tjera, Berisha u ndal te taksa e naftës, duke thënë se Shqipëria e ka më të lartën në botë dhe se asnjë vend nuk e takson me 60% të çmimit të saj.

Java që lamë pas u karakterizua nga një goditje e re për buxhetet tuaja familjare, për xhepat tuaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi i naftës arriti në 224 lekë, një çmim ndër më të lartit në botë. Nuk ka dyshim se lëvizja e çmimit të naftës diktohet nga kriza energjetike e krijuar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe goditjes së vendeve të Gjirit nga Irani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por një rritje të tillë çmimi nuk e ka asnjë vend tjetër në botë. Shqiptarët duhet ta dinë se qeveria shqiptare ka vendosur taksën më të lartë në botë mbi naftën.

Asnjë vend tjetër nuk takson kaq rëndë naftën në shkallën 60% të çmimit të saj. Shqipëria është rekord në Europë dhe në botë në taksimin e naftës, çka detyron kompanitë të mbajnë çmime stratosferike.

Por së dyti dua të theksoj se në qoftë se e bëjmë me proporcion rrogash apo të ardhurash ditore, Shqipëria rezulton, shqiptarët rezultojnë se duhet të paguajnë për naftën që blejnë 6-8 herë më shumë se qytetarët e vendeve të tjera në raport me të ardhurat e tyre.

Pra, nafta është një ndëshkim i vërtetë dhe kjo është një taksë çnjerëzore, absurde, të cilën e paguajnë çdo qindarkë qytetarët shqiptarë. Edi Rama taton naftën 1.1 euro për litër sa asnjë vend tjetër në botë, 60% të çmimit.

Masat që ka shpallur janë qesharake. Nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim. Masa të vërteta janë ato që i shpalli Australia dhe po i shpallin vende të tjera. Përgjysmim i taksave të naftës”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?