Come on Bruksel na bashko nën ujë!
Nga Irfan Rama
Një përmbytje të tillë të shqiptarëve në Jug të Shqipërisë që nëse përbashkohet rrjedhshëm edhe me Veriun shqiptar është ndoshta nga më të vështirat, ndër më të makthshmet, drithkumbueset e më të vështirat ndër të mbajtshmet mend në memorjen time 52-vjeçare. Ndaj si e gjithë gjithënaja shqiptare edhe unë po e përjetoj me shumë dhimbje dhe impresion duke përvijuar në çdo hop “skenare” nga më të mirat e më të vlefshmet që mund ti shpërfaqen me shpejtësi këtyre njerëzve të shastisur nga ujërat e dëmeve të shumta të cilat kanë përrrjedhur nga kjo frymnajë e tmerrshme qiellore dhe tokësore. Nuk po përshoh askund ndonjë mungesë përkushtimi të njerëzve të pushtetit qendror e lokal gjithë këto ditë. Pavarësisht nga e shkuara e përmarrjes së masave për të parandaluar në maksimum efektet shkatërronjëse të përmbytjeve nga lumenjtë tanë aq të bukur e të qetë gjatë periodave verore dhe aq të “marrë” në kohët e zymta pa diell. Kryeministri shqiptar vrigoi menjëherë në Jug për tu njohur me situatën e për të marrë në kozmikim masat e shpejta për t’u ardhur në ndihmë të përmbyturve. Përshkeli me këmbë e me çizme si shumë liderë të tjerë europianë e amerikanë vendet e përmbytura, bisedoi me to, mori informacion vetë- se atë se gënjen kollaj- madje u mëkua me të shara nga një fshatar i përmbytur sepse i tha se ishte i ngarkuar psikologjikisht e nuk mund të ndalonte të bisedonte dhe u fut në makinën e tij.. Mblodhi qeverinë me urgjencë krejt normalisht e me precedencë, fali pagesat e energjisë për të përmbyturit-një veprim krejt i menduar e pa asnjë prapavijë apo paravijë dyshuese, u mor me punë të tjera dhe kthen e përkthen përnatë e përditë përgjigje sarkazmike në Facebook opozitës e dykokëshit lidership. Dhe të nesërmen sërish përshkon fusha e shtëpi të përmbytura, takon pa dallim feje, ideje, politike e gjithfarë të menduarish, qesh madje edhe me një ballist-siç u shpreh vetë qytetari nëpranë oborr shtëpie- i cili i tha se jo vetëm po i ndihmojnë të gjithë njerëzit që kishte rrethrrotull tij, pa pyetur për politizim, por edhe u befasua se sa ndrysh ishte nga ai, që paraqitet në televizor. Të nesërmen sërish shefi i pozitës ikën tek vendi i punës tashmë ne jug. Ministrat e tjerë me deputetë e përfaqësues digasteresh, përfaqësues lokal e specialistë zbresin në terrenet që sërish nga shirat janë mjaft të dergjshëm. Pavarësisht se diku apo ndokund disa fshatarë që matin dëmet pinë Hajneken apo birrë Tirana. Sepse kryeministri nuk mund të merret edhe me skanimin e vlerësuesve të shumtë fshatarë të dëmeve apo pijet e tyre. Hiqen ato dhe rivijon puna. Zonat e thata ose më pak të prekura ndihmojnë me shumë solidaritet me ushqime për bagëtitë, ushqime për vëllezërit gjiton apo të largët. Nga Kosova mbërrijnë ndihma ndoshta më të mëdha se ndihmat e disa biznesmenëve tanë që deri dy ditë më parë kishin mbledhur 50 milion lekë të vjetra! Institucione, kompani me emër e të mediatizuar, qytetarë të shumtë po dërgojnë ndihma në zonat e përmbytura. Edhe Serbia aprovoi një fond prej 50 mijë eurosh pavarësisht se buxheti i qeverisë serbe është ku e ku më i madh se i Shqipërisë, por sidoqoftë nga shkrirëzimi disi i akujve edhe nga i pari i qeverisë shqiptare ata e dhanë një sinjal qasjeje me Shqipërinë. E dihet kush është Serbia për shqiptarët për mbi 1 mijë vjet. Por ajo që më stërçudit është përsjellja e opozitës shqiptare me të gjithë formulimet strukturore organizative grarore, rinore, shtypore e mediatore ndoshta do të ketë mbrujtësuar edhe ndonjë organizatë katërklasore apo edhe parashkollore të blutë për të ndihmuar “TANËT në Jugun e Shqipërisë(?!). Ka dërguar SOS edhe në PPE… Ndoshta edhe me “kanalet” e saja të dyta “diplomatike” duhet të ketë dërguar fonograme në Uashington tek Republikanët amerikanë! Epo përthashë me vehte edhe gratë edhe të rinjt edhe fëmijët duan këta njerëz me ngjyrë të na i ndajnë. Të rinjt me bluzat e e bardheblusë po i ngatërrojnë me të përmbyturit e majtë e të djathtë, këtij të riu blu do ti japim bukë blu për familjen e tij! O temporas O mores!!! “God bless you”. Nuk po numëroj apo citoj përfjalët idjoteske të përdala nga me zëra come – and – go (të ndryshueshëm) nga terrene e zyrat e qiellta në diell se nuk ja vlen. Dihet. Dhe ajo që rishtazi më ndjejoj me theks ishte mosveprimi i opozitës për dy tre ditë në terren. Piskatjet e saj me presidentin kukull të saj për të proklamuar me firmë, vulë, e reklamë ndoshta sienike gjendjen e jashtëzakonshme! Për ti dëmshpërblyer të përmbyturit që vetë kurrë nuk i realizuan premtimet në këtë drejtim! Ta presim qeverinë sa të zvoglohet përmbytja se kryeministri u shpreh për 100% e dëmshpërblimeve. Janë mbledhur para nga taksat, dritat, doganat, tatimet… Në tërmete, përmbytje e luftëra nuk bëhet politikë nga askush në civilitetin europian e botëror. Come on, Bruksel e na bashko nën ujë! A thua Brukseli sërish duhet të vijë e të na i bashkojë bukët, batanijet, shtretërit portativë, kripën, ujin, pakot e shportës, gjizën, hirrën, bakalët… Sërish Brukseli – hajde, hajde!; forca, tundu!; jo more, vërtet e keni! – do të na sjellë biberonet apo thithëset për ju politikanë?! Kush jua blen politikën këto ditë nën ujë dhe mendoni se ju politikanë kështu do t’ju vlerësojnë zgjedhësit? Pusho pak në baltë e ujë moj, Zonjushë Opozitë! Kryeministri në detyrë i Australisë, Abbot, sa mori lajmin pak para mesnatës sonë të së dielës me 8 shkurt 2015, pas një vote jo fort besimtare për drejtim deklaroi: “Ju dua shumë o australianët e mi dhe qeveria ime do të punojë shumë për përparimin tonë të përbashkët”! E zjarret e sivjetshme të papara e të viteve të tjera i shuajtën zjarrfikëset tokësorë, ajror e solidariteti i përbashkët i australianëve.