Covid, shqiptarët ndikohen nga Trump

Covid-19 po qarkullon masivisht në vend. Në Institutin e Shëndetit Publik raportohen 500 raste çdo javë, por shqiptarët nuk testohen mjaftueshëm. Kur vjen puna tek vaksinimi, qytetarët tregohen skeptikë, ndikuar edhe nga deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump. Ata shkojnë të vaksinohen për grip, por e kundërta ndodh me vaksinën e Covid-it, ku hezitojnë.

Shqipëria ka siguruar 280 mijë doza të vaksinës anti-grip, që përmban shtame kundër virusit A dhe B, dhe po ashtu është siguruar sasi e konsiderueshme e vaksinës anti-covid për nënvariante të reja të Omicron.

“Janë vetëm ata që janë me kimioterapi apo me imunitet të rënë dhe që kanë një rekomandim nga mjeku për ta bërë, pasi kanë pasur COVID dhe ka pasur edhe të shtruar në spital”, thotë ekspertja e ISHP, Rovena Daja. Vetëm në javën e parë është aplikuar një e treta e sasisë së vaksinave të gripit, gati 60 mijë doza. Është koha e aplikimit, e cila i duhet trupit për të krijuar imunitet, i cili mbron për një periudhë 6-mujore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?