Crawford: Investitorët nuk vijnë, i kanë tmerr gjykatat shqiptare

Çështjet e shumta gjyqësore dhe mbi të gjitha zvarritja e tyre, po frenojnë investimet amerikane në vendin tonë.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford tha për Abc News se shumë sipërmarrës duan të investojnë në Shqipëri, por stepen duke pare kolege te tyre qe luftojnë për vitet te tera ne dyert e drejtësisë.

Sipërmarrësit amerikanë kanë frenuar investimet në Shqipëri, për shkak se po zvarriten çështjet gjyqësore që ato kanë të hapur me administratën tonë publike.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, thotë qe kjo po mban peng miliona dollarë investime e dhjetëra vende te reja pune.

“Kemi disa investitorë që janë gati për të investuar dhe kanë çështje që mund t’i zgjidhin, apo të paktën të marrin një përgjigje. Kjo është pengesë për investitorët.

Nëse shohim që ka nga ata që kanë ngelur në gjyq një vit, dy vite, apo më shumë për çështje që duhet të ishin zgjidhur, na prek si biznes, por prek edhe qytetarët të cilët janë të pa punë.”

Zvarritja e proceseve gjyqësore ka zbehur besimin e investitorëve dhe ka rritur kostot e sipërmarrjeve sipas Crawford.

“Kemi anëtarë që po investojnë dhe disa kanë çështje gjyqësore. Ata po presin, nëse mbarojnë shpejt do të investojnë, nëse vazhdojmë me probleme në gjykatë do të thotë që sistemi nuk punon.”

Dhoma Amerikane vlerësoi vendimin e fundit Të Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë supergjobat ndaj biznesit. Por, Drejtuesi i Dhomës, i kërkon qeverise te jete me transparente kete vit, pasi sipas tij, krahas taksave te fshehta te shtuara, mbi sipërmarrjet po rendon edhe kriza e çmimeve ne bote.

“Nëse kemi probleme me taksat, me gjykatë, me tregun, dhe çmimeve nga jashtë (problemin e Arabisë Saudite me Iranin, që na prek) do të thyhet kurrizi i biznesit. Kështu që sa më thjeshtë, sa më transparent aq më mirë për ne.”

Për shkak të çmimeve te ulëta në botë, industria nxjerrëse ka ulur prodhimin, ndërsa ka paralajmëruar se fundi edhe shkurtime nga puna. /Tema

SHKARKO APP