Crawford replikë Ramës: Në SHBA nuk burgosesh, po s’more kuponin
Një ditë më parë, gjatë Këshillit Ekonomik Kombëtar, kreu i ekzekutivit u shpreh se do donte ta kishte në tryezë kryetarin e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Sipas Ramës, do dontë ta pyeste në sy Marc Crawford se ‘çfarë ndodh në SHBA nëse nuk jep kupon tatimor’.
Por ditën e sotme, Crawford ka bërë me dije se mungesa e tij në Këshill lidhet me faktin se amerikanët nuk kanë pasur ftesë.
“Nuk jemi pjesë e KEK që prej korrikut… Jemi zëvendësuar me rotacion. Në SHBA, çdo shtet ka ligjet e veta, por nëse s’merr kuponin nuk burgosesh. Megjithatë ky aksion anti-informalitet nuk është zgjidhje”, mësohet të jetë shprehur Crawford.
Rama iu referua dje kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, pasi ky i fundit kishte shprehur shqetësim në lidhje me situatën e gjobave mbi bizneset.