Credins Bank, aksioner në bursën e parë private “ALSE” Albanian Stock Exchange

ALSE është bursa e para me kapital privat në Shqipëri , e licencuar sot nga AMF ku Credins bank është një nga themeluesit e saj me 42.5% të kapitalit të saj. ALSE vjen ne tregun shqiptar si nje domosdoshmeri per t’ju pergjigjur dinamikes se zhvillimeve te tregut shqiptar duke krijuar akses për të përdorur të gjithë potencialin e tregut të brendshëm dhe rajonal.

Tashmë bizneset, korporatat, individët dhe të gjithë aktorët financiarë të vendit do të kenë një mundësi më shumë për të investuar. Credins është banka e parë me kapital shqiptar, e konsoliduar tashmë si banka e tretë më e rëndësishme në vend. Banka ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe rritjen e bizneseve shqiptare dhe padyshim është pjesë e rëndësishme e ketij zhvillim të ri duke i qëndruar besnike filozofisë për të ofruar për klientët shqiptar të gjitha mundësit e financimit që ekszitojnë në tregjet ndërkombëtarë financiare, mbështetur në teknologji të avancuar dhe ekspertizë njerëzore.

Aktiviteti i bursës në Shqipëri do të krijojë hapësira që kompanitë dhe qeveria të gjejnë financime afatgjata për projekte të mëdha. Falë Bursës, kompanitë e shëndetshme financiarisht, do të kenë mundësinë të rriten, duke hedhur në treg aksionet e tyre, duke zgjeruar bazën për të aksesuar financim por dhe duke racionalizuar kostot . Avantazhe të rëndësishme do të ketë për të gjithë ata individë apo kompani që duan të diversifikohen. Bursa krijon një avantazh konkurues dhe për investitorët e huaj, falë transparencës në një treg të mirërregulluar.

SHKARKO APP