Credins Bank në mbështetje të agrobiznesit
Banka Credins ofron një paketë të plotë për fermerët dhe mjaft tërheqëse për tregun. Në këtë paketë janë marrë në konsideratë kushtet e fermerëve në Shqipëri dhe potenciali për të mbështetur ata në rritjen e aktivitetit të tyre. Banka Credins ka synuar jo vetëm financimin e fermerëve por edhe orientimin e tyre drejt formalizimit të aktivitetit.
Viti 2015 ka rezultuar një vit suksesi për zhvillimin e portofolit të kredisë për sektorin e agrobiznesit dhe rritjen e klientelës në këtë segment. Në fund të tij, segmenti i kredisë agro ka rezultuar i dyfishuar për nga volumi dhe numri i klientëve është rritur me rreth 55%, duke iu shërbyer nevojave reale të biznesit përmes një rrjeti prej 56 degësh dhe që vazhdon të zgjerohet. Kjo rritje është rezultat I një binomi të suksesshëm: stafit të specializua në identifikimin e nevojave të fermerëve dhe bizneseve në agrobiznes dhe politikave të favorshme të bankës për kreditimin në Agrobiznes. Këto të dhëna tregojnë mbështetjen cilësore dhe forcimin e rolit të Bankës Credins në zhvillimin e qëndrueshëm të agrobiznesit në Shqipëri.
Aktualisht, portofoli Agro i Credins Bank tregon tendencën në rritje të peshës së tij specifike dhe të volumit në tregun bankar. Masat e marra në drejtim të zhvillimit të këtij segmenti kanë rezultuar në konsolidimin e marrëdhënies së bankës me klientët e saj dhe shërbimin e tyre në kohë dhe me cilësi. Klientët e financuar janë fermerë, persona fizikë, shoqëritë tregtare dhe organizime të fermerëve, me aktivitet në agrobiznes (bujqësi, blegtori, peshkim, agropërpunim, etj.), si në nivelin mikro ashtu edhe në nivel SME. Përparësi kanë pasur dhe fermerët të cilët kanë qenë përfitues të subvencioneve dhe granteve nga institucione të ndryshme, si AZHBR, IPARD Like, “SARED”, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, të cilat mbështesin dhe nxisin zhvillimin e sektorit të agrobiznesit
Banka Credins, që prej 2014, ka një strukturë të dedikuar për zhvillimin e kredisë së Agrobiznesit duke i dhënë vëmendje dhe fokus të veçante me synim shërbimin e shpejtë dhe këshillimin në këtë sektor.
Në përputhje me politikat e Qeverisë dhe Bashkimit Evropian për nxitjen e këtij sektori, prej disa vitesh Credins Bank ka perfeksionuar produktet dhe procedurat specifike për mbështetjen e sektorit të agrobiznesit. Bujqësia dhe blegtoria janë sektorë mjaft të rëndësishëm të ekonomisë Shqiptare, të cilët zënë rreth 60 % të forcës së punës dhe përbëjnë rreth 20% të GDP-së se vendit. Rreth 56% të popullsisë së vendit është e vendosur në zonën rurale.
Credins Bank parashikon që për vitin 2016, të ofrojë kushte edhe më të favorshme dhe konkurruese për klientët e saj. Stafi me ekspertizë në këtë fushë ka bërë që të ofrohet një shërbim cilësor në të gjithë rrjetin e degëve të Credins Bank. Credins Bank është e fokusuar jo vetëm në zhvillimin e produkteve cilësore dhe specifike për fermerët, nxitjen e marrëdhënieve institucionale me aktorë të tjerë të rëndësishëm në sektorin e agrobiznesit, por edhe në drejtim të zhvillimit të burimeve njerëzore. Në këtë aspekt, Credins Bank në mënyrë të vazhdueshme perfeksionon burimet njerëzore të përfshira në procesin e analizimit dhe vlerësimit të kredive të agrobiznesit, duke ofruar jo vetëm shërbimin financiar në këtë partneritet me klientët agro, por edhe konsulencën për realizimin e investimeve më të favorshme për biznesin e tyre.
Credins Bank me shtrirjen e saj të gjerë, ka bërë të mundur edhe financimin e agrobiznesit jo vetëm në zonat tradicionale të ultësirës perëndimore, por edhe në zonat malore veriore si Peshkopi, Kukës, Tropojë apo në zonat jugore dhe të Korçës. Me stafin dhe rrjetin e degëve, synohet afërsia me klientët potencial për t’i financuar me kushte të përshtatshme për aktivitetin e tyre.