Çudi, kush shkon në tualet prek “Oscar”-in e Kate Winslet!

Ajo pret vazhdimisht miq të shumtë për vizitë në shtëpi, nisur edhe nga profesioni e fama.

Aktorja me famë botërore Kate Winslet u jep mundësinë miqve të saj që të prekin edhe çminim e lakmuar “Oscar”, por për ta bërë një gjë të tillë ata do të duhet të shkojë më parë në tualet.

Aktorja hollivudiane ka rrëfyer së fundmi se e mban statujën e artë, të fituar për rolin në filmin “The Reader”, në tualet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për revistën “WSJ”, 39 – vjeçarja tha se të gjithë ata që shkojnë tek shtëpia e saj, kanë mundësinë që ta marrin në dorë statujën dhe të shihen përpara pasqyrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të gjithë duan që ta prekin dhe ta mbajnë në dorë dhe të gjithë pyesin; sa e rëndë është apo ku e ke Oscar –in? Kështu mendova që vendi më i përshtatshëm ishte tualeti”, deklaroi protagonistja e filmit të famshëm, Titanic.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?