Dakordësi mes PS dhe PD për Reformën Zgjedhore. Anëtarë për PSD-në dhe Mundësinë në Komision
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë arritur dakordësinë për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Palët kanë rënë dakord, që komisioni të përbëhet nga grupet parlamentare, siç ka qenë traditë, dhe parti joparlamentare. Konkretisht komisioni për reformën zgjedhore do të ketë 8 anëtarë nga maxhoranca dhe 8 anëtarë nga opozita.
Mësohet se PSD e Tom Doshit do të marrë një vend në radhët e anëtarëve të PS, ndërsa Agron Shehaj, do të marrë një vend ndër radhët e PD-së.
Pra, në grupin e PS, do të jenë, 7 anëtarë të PS + 1 PSD, dhe në opozitë, 5 PD, 1 PR, 1 PL, dhe Agron Shehaj.
Kjo formulë është zgjedhur si më e mira për të përfaqësuar grupet parlamentare dhe partitë e vogla.
Jashtë Komisionit të Reformës Zgjedhore, sipas kësaj formule mbetet Partia Shqipëria Bëhet e Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.
Ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore pritet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë javën e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

