Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë. Rritet LDK, PDK e treta

Rreth 900 mijë votues kanë marrë pjesë sot në Kosovë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhjetë muaj pasi nuk i dhanë votat e mjaftueshme Albin Kurtit për të krijuar qeverinë e re.

Në zgjedhje garuan 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.

Shifrat e para të tre exit poll-eve flasin për një rezultat të përafërt për të gjitha partitë, me atë të 9 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kryeson, por ende pa e siguruar numrin 61 për të formuar Qeverinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës dhe e treta LDK-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

19:02 Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, dalin exit poll e para. Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK me 27 deputetë e dyta, LDK e treta

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjeve parakohshme parlamentare të Kosovës.

Në daljen e exit poll-eve të para, ai që kryeson është Albin Kurti me Vetëvendosjen me 44.1% që përkthehet në 49 deputetë.

Në vendin e dytë është PDK me 23.9% që përkthehet në 27 deputetë ndërsa e treta është LDK-ja me 16.1% që do të thotë 18 deputetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?