Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dallimet PS-PD për bashkitë

Lajme E premte, 31 Korrik 2026 18:41
Dallimet PS-PD për bashkitë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas përplasjeve të vitit 2014, debati për ndarjen territoriale të bashkive është rikthyer sërish mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. PS synon që në zgjedhjet e ardhshme vendore të 2027, gara të zhvillohet me 46 bashki, ndërsa opozita kërkon një zgjerim të hartës territoriale duke propozuar rreth 100 bashki. Të dyja palët janë të një mendimi për të mos rikthyer komunat, të cilat u eliminuan 12 vite më parë, por disa prej emrave të ish-komunave pritet të rikthehen si bashki me drejtues të zgjedhur nga qytetarët.

Në qarkun e Shkodrës, PS propozon shkrirjen e Bashkisë Fushë-Arrëz, ndërsa opozita kërkon ruajtjen e saj dhe rikthimin e njësive të tjera si Velipoja, Drishti, Kopliku dhe zona të tjera si bashki më vete. Në Lezhë, socialistët nuk parashikojnë ndryshime në hartën aktuale, ndërsa demokratët kërkojnë rikrijimin e pesë bashkive të tjera, mes tyre Bregu i Matës, Zadrima, Rubiku, Oroshi dhe Mamurrasi. Edhe në Kukës mazhoranca nuk propozon ndryshime, por opozita kërkon rikthimin e Shishtavecit dhe Bicajt si njësi vendore më vete.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Para 2 orësh
28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Para 2 orësh
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 2 orësh

PS në qarkun Dibër kërkon shkrirjen e Bashkisë Klos, ndërsa PD propozon shtimin e Maqellarës, Shupenzës, Kastriotit dhe Lurës, duke e çuar numrin e bashkive në tetë. Në qarkun e Durrësit, mazhoranca ruan ndarjen aktuale, ndërsa opozita kërkon rikthimin e Sukthit dhe Fushë-Krujës. Për Tiranën, PS propozon zgjerimin e territorit të kryeqytetit me Rinasin dhe bashkimin e Rrogozhinës me Kavajën. Nga ana tjetër, opozita kërkon rikrijimin e disa bashkive të tjera, përfshirë Ndroqin, Arbanën, Dajtin, Kasharin dhe Petrelën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kurse në Elbasan PS kërkon reduktimin në katër njësi vendore, duke hequr Belshin, Cërrikun dhe Përrenjasin. Demokratët, ndërkohë, kërkojnë shtimin e Bradasheshit dhe Shpatit. Në Korçë, mazhoranca propozon shkrirjen e Bashkisë Maliq, ndërsa opozita kërkon rikthimin e Leskovikut, Mokrës, Pojanit dhe Voskopojës. Gjithashtu kërkohet rishikimi i qendrës administrative të Kolonjës.

Në Fier, PS propozon kalimin e Divjakës te Lushnja dhe shkrirjen e Patosit. Opozita kërkon rikthimin e disa njësive të tjera si Ardenica, Krutja, Dushku, Fratari, Levani dhe Cakrani. Në Berat, sipas propozimit të mazhorancës, Dimalit i bashkohet Berati dhe shtohet edhe Poliçani. Demokratët kundërshtojnë këtë ndarje dhe kërkojnë krijimin e bashkive të reja si Shpiragu dhe Otllaku. Në Vlorë, PS propozon përfshirjen e Selenicës, ndërsa opozita kërkon rikthimin e Amantias, Orikumit, Ksamilit dhe Novoselës si bashki të veçanta.

Në Gjirokastër, mazhoranca kërkon reduktimin e numrit të bashkive duke hequr zgjedhjet vendore në Libohovë, Memaliaj dhe Këlcyrë. Opozita, nga ana tjetër, nuk kërkon ndryshime në këtë qark. Në total, socialistët propozojnë reduktimin e 15 bashkive, ndërsa opozita kërkon krijimin e 39 bashkive të reja, duke e bërë ndarjen territoriale një nga çështjet kryesore të debatit politik për zgjedhjet vendore.

Etiketat e lidhura

PDPS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 3 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 5 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 8 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 23 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.