Dasma më luksoze e verës; një unazë 7 mln euro dhe një tortë 8-katëshe

Vera është periudha e dasmave, por padyshim që ceremonia më luksoze e 2017 është ajo e manjatit rus, Aleksey Shapovaloc që është martuar me të dashurën e tij modele Ksenia Tsaritsina.

Ceremonia u mbajt në Rublevka, zona lindore e Moskës dhe u karakterizuar nga luksi i shfrenuar dhe bukuria e pashoqe e nuses.

Ajo që bëri më shumë bujë qe unaza në gishtin e modeles, që kishte një vlerë prej plot 7 mln eurosh. Për ditën e madhe nusja kishe zgjedhur 2 fustane të mbuluara me diamante, ndërsa torta ishte një skenografi më vete me 8 kate.

SHKARKO APP