Dasmë në Big Brother, kryebashkiaku Veliaj celebron martesën. Familjet kundër
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka celebruar mbrëmë një nga martesat më të veçanta. “Kjo është unikale dhe besoj që do ta mbaj mend shumë gjatë”, thotë Veliaj, teksa celebron martesën e çiftit të njohur në
Big Brother.
Banorët e tjerë zunë vendet e tyre në këndin e ngritur për këtë ceremoni.
Pas tyre, i pari doli Danjeli.
“Kur të vijë nusja, çohuni të gjithë në këmbë”, ishte porosia e Erjon Veliajt për të gjithë banorët.
Më pas lidhja me Fotininë.
“Fotini, a je gati të martohesh?”, pyeti Arbana.
“Po!”, ishte përgjigjja e saj pa mëdyshje dhe niset nën ritmet e muzikës së rastit drejt këndit të celebrimit.
Dëshmitarë janë Lupçe dhe Katerina.
Danjeli dhe Fotinia thanë që të dy “po” në celeberimin më të veçantë dhe të pazakontë.
“Në bazë të ligjeve të Shqipërisë, unë ju shpall burrë dhe grua”, tha kryebashkiaku Erjon Veliaj pasi njohu dy partnerët me të drejta dhe detyrimet që u lindin nga lidhja e kurorës.
Më pas, Fotinia hodhi tufën me lule, që ishte një dyluftim mes Katerinës dhe Fiorentinës, duel i ftuar nga e para.
FAMILJARET KUNDER
Danjeli u njoh përmes një letre të dërguar nga familjarët e tij për qëndrimin që kanë për martesën me Fotininë brenda shtëpisë.
Qëndrimi i tyre është absolutisht kundër martesës në shtëpi dhe ndajnë të njëjtin argument si mamaja e Fotinisë.
“Hapësira kohore prej dy muajsh është shumë e shkurtër për një hap kaq të madh në jetë. Aty orët të duken ditë dhe ditët muaj! Zemra e motrës prit që të jemi edhe ne me ty, prit në emër të dashurisë tuaj!”, thuhet në letrën e dërguar nga motra e Danjelit.
Danjeli i qëndroi vendimit fillestar për t’u martuar.
“E di që për shumë njerëz ky vendim është i nxituar, e di që disa do ta prisnin në këtë mënyrë. Por unë kështu e ndjeja që duhet ta bëja dhe kështu e bëra. Kjo gjë më bën të lumtur, më forcon ndaj e bëra. Për ne nisi si lojë, kaloi në përrallë dhe dua ta bëj realitet. Thjesht jam i lumtur dhe shpresoj që të më kuptojnë të gjithë familjarët e mi dhe të Fotinisë”, u përgjigj ai.
Danjeli u njoh edhe me klipin e mamasë së Fotinisë dhe më pas dha edhe arsyen se përse nuk presin që të martohen jashtë, por zgjodhën që ta bëjnë këtë ceremoni brenda shtëpisë.
“E doja si kujtim që pas shumë vitesh kur të isha me Fotininë dhe të isha i lumtur të shikoja në internet. Kaq është dhe nuk ka asgjë tjetër. Për familjarët mendonim se do t’u bëhej qejfi, por…”, tha ai.