Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndryshimet në qeveri, akademiku Artan Fuga: Presioni i europianëve është rritur, Rama gjeti një zgjidhje

Lajme E premte, 27 Shkurt 2026 19:58
Ndryshimet në qeveri, akademiku Artan Fuga: Presioni i europianëve është rritur, Rama gjeti një zgjidhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Akademiku Artan Fuga ndryshimet në qeveri i lexon si një vendim të detyruar për të mos ndalur rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane. Vendimmarrja e kryeministrit për zëvendësimin e Belinda Ballukut me Albana Koçiun, shoqëruar edhe me ndërrime të tjera në qeveri, për Fugën është një hap pas në tentativë për t’u dukur e padukshme. “Mua më duket që dje Rama i dha një zgjidhje asaj që kërkohej prej kohësh nga SPAK. Pra, një përpjekje për t’u tërhequr në atë mënyrë që nga jashtë të konsiderohej si një ndryshim për gjithë qeverinë?”, thotë Fuga për ”Top Channel”.

Kryeministri ka vendosur edhe në presionin e ndërkombëtarëve, të cilët kërkuan marrjen e përgjegjësive personale, thekson Fuga, i cili i quan ndryshimet e emrave në qeveri pa ndikim në procesin e anëtarësimit. “Lëvizja e ministrave që kanë 2-3 muaj që janë emëruar, çka do të thotë që nuk kanë autonomi e kjo ndodh në model qeverisje piramidale. Çështja e integrimit nuk është çështje ministri. Por kemi çështje që ka të bëjë me gjendjen e të drejtave të njeriut, drejtësisë, korrupsionit”, shton akademiku.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Integrimi për profesor Fugën është gjeopolitik, por lëvizjet e fundit të Kryeministrit Edi Rama me pranimin e ftesës së Donald Trump kanë shkaktuar edhe një krisje me BE: “Mos harrojmë, pjesëmarrjen e Shqipërisë në bordin e paqes. Por një e carë midis Shqipërisë dhe BE është krijuar, sepse politika e jashtme europiane nuk është paraqitur”. Në këto rrethana, analizohet më tej se shoqëria shqiptare po përballet me një krizë pasigurie mbi të ardhmen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Shumë aspekte të shoqërisë kanë mbetur pezull: Marrëdhënia midis drejtësisë dhe pushtetit, marrëdhënia midis opozitës dhe pushtetit, Shqipërisë dhe BE apo SHBA. Njeriu në jetën e përditshme thotë e kam problemin e zgjidha. Në jetën shoqërore nuk funksionon kështu, nuk zgjidhet me shkop magjik. Dhe sa kohë klasa politike nuk e vë gishtin se cilat janë problemet reale, por merret me propagandën, problemet do të vazhdojnë”, shprehet Fuga.

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e ...

Para 33 minutash
Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 58 minutash
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 1 ore

Fuga kritikon edhe strategjinë e opozitës, që pa pasur numrat e deputetëve në Parlament për të ushtruar presionin ndaj qeverisë, po gabon në mënyrën e kërkimit të llogaridhënies: “E di historia, shkenca politike në momentin kur pesha politike në Parlament nuk luan rol, ajo paguan një lloj bjerrje të mbështetjes që ka në opinionin publik. Ka një lloj dyshimi, mosbesimi edhe për faktin se shumë figura të opozitës janë të ezauruara. Atëherë radikalizohen në lëvizje në rrugë. Ku flitet për revoltë paqësore e mbaron me shishe benzinë të hedhura. Efekti është zero!”.

Etiketat e lidhura

artan fugarama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 10 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 10 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 26 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 33 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.