David Beckham krenohet me Victorian

Ndonëse u përfol shumë që martesa e çiftit të famshëm është në krizë, David Beckham nuk heziton që ndjenjat e tij për gruan t’i bëjë publike. Ndoshta për t’ua sqaruar gojëve të liga se ata nuk po ndahen, Beckham në profilin e tij në instagram është shprehur krenar për bashkëshorten e tij për punën që po bën me Kombet e Bashkuara në luftën kundër virusit HIV. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që ai thotë se puna e gruas së tij e bën krenar.
Një ndjenjë të tillë e kishte shprehur publikisht edhe kur ajo si dizajnere e modës, kishte shfaqur punën që kishte bërë me koleksionin e saj të veshjeve në javën e modës në New York. Çifti kanë vite të martuar dhe se bashku kanë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?