De Biazi: Droni? Kush e përmend, duhet të jetë i çmendur

ai ka komentuar edhe një herë ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe vendimin e UEFA-s. – “Droni? Dikush që flet për diçka të tillë, duhet të ketë qenë pak i çmendur,” – theksoi trajneri, për “Sky Sport”. – “E kam thënë me qindra herë se gjithçka erdhi nga keq-organizmi, por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte fakti se edhe forcat e rendit nuk lëvizën as gishtin e vogël, teksa ndodhnin ato incidente. Ishin gjëra, të cilat nuk i kisha parë kurrë. Kishte një urrejtjeje ndaj shqiptarëve para se të shkonim në stadium”. De Biasi the se nuk ka dyshime që vendimi i UEFA –s është i padrejtë. Ai do të zyrtarizojë sot në listën kuqezi edhe Arlind Ajetin, si pjesë të kombëtares. 

SHKARKO APP