Debat i ashpër mes Taulant Ballës dhe Agron Shehajt në Kuvend
Debat i ashpër ka ndodhur në Kuvend këtë të enjte mes Agron Shehajt dhe Taulant Ballës.
Debati ka nisur lidhur me interpelancën e kërkuar nga PD për kryeministrin Rama për të folur për çështjen Balluku.
Shehaj kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama dhe iu drejtua kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla, duke thënë: “Del Taulant Balla dhe thotë: “Pyesni ChatGPT”. Taulant Balla thotë që s’flet keq për gjykatësit dhe prokurorët. S’ia mban Taulantit. E keni të kotë. Ky është një ndryshim historik”.
Pas kësaj, Balla iu kthye Shehajt, duke u shprehur se:
“E dëgjoj shpesh këtë deputetin që për t’u bërë interesant në rrjetin e tij social bërtet dhe kujton se është interesant edhe kur ia fut kot. Ti kur të përmendësh emrin tim, laje gojën dhe bëje gargarën me ujë të kripur Vlore. Se po u pendua Lul Basha, do tregojë sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017”.
KOHA JONË SONDAZH

