Niko Peleshi: Këshilli i Mandateve nuk mblidhet pa vendimin e Kushtetueses
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është diskutuar kërkesa e PS për zhbërjen e formulës së Komisionit për Reformën Territoriale. Por PD e ka zhvendosur fokusin te çështja e Belinda Ballukut, duke kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka thënë se me kërkesë të anëtarëve të PS, Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.
“Këshilli ka vepruar dhe do të veprojë në çdo rast duke pasur vijë të kuqe Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren.
Në respekt të Kushtetutës, mbledhja e Këshillit është thirrur menjëherë. Në respekt të rregullores, është respektuar qëndrimi i të gjitha palëve/anëtarëve në Këshill. Deputetët e maxhorancës kanë kërkuar që në procesin e shqyrtimit të kërkesës të merret edhe vendimi i GJK-së.
Unë, si kryetar i Këshillit, jam i detyruar të mos injoroj asnjë qëndrim dhe kërkesë, për sa kohë që nuk shkel Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren. Ju kujtoj se jemi brenda afatit 3-mujor që përcakton rregullorja për marrjen e vendimit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës”, tha Peleshi.
KOHA JONË SONDAZH

